Zyrtare: Dardan Morina ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U21

Mesfushori i talentuar i KF Dukagjinit, Dardan Morina, është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, për ndeshjen ndaj San Marinos, që do të zhvillohet më 14 tetor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Klubi i Klinës ka uruar futbollistin e vet me një postim në rrjete sociale:

“Dardan Morina ftohet nga Kombëtarja.
Mesfushori ynë është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, për ndeshjen ndaj San Marinos, që do të luhet më 14 tetor.
Morina do të jetë në dispozicion të ‘Dardanëve’ për këtë ndeshje të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2027.
KF Dukagjini i uron suksese Dardan Morinës dhe gjithë ekipit kombëtar në këtë përballje.”