LDK në Klinë demonstron fuqinë e Nëndegës V drejt fitores

Nëndega V e LDK-së në Klinë ka treguar edhe njëherë forcën dhe përkushtimin e saj në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës, Arben Limanaj.

Në një tubim të mbajtur, të pranishëm ishin figura të njohura të LDK-së: Anton Kolaj, Naser Rugova, Nehat Geci dhe Serbeze Kabashi, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për kandidatin Limanaj dhe për Komunën e Klinës.

Nga Dega e LDK-së në Klinë u shpreh falënderim për Kryetarin e Degës, Alban Rraci, nënkryetarin Ndrec Zefaj, Laura Musollin, si dhe për të gjithë shtabin e subjektit dhe kandidatët për asamblenë komunale, të cilët po punojnë pandërprerë për LDK-në.

“Nëndega V, ndër më të fuqishmet, tregoj edhe njëherë forcën që ka… Drejt fitores së bashku!!!” – thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Klinë.

#meKlinënPërtej
#zgjedhjetlokale2025
#LDK113