Kjo është shuma e parave që hajnat grabitën dje në filialin e BKT-së në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një filial të Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë.

Rreth këtij rasti ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, shuma e parave që janë grabitur është rreth tetë mijë euro,

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.