LDK Klinë nis muajin e ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me gratë e komunës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë ka nisur muajin e Kancerit të Gjirit me një takim ndërgjegjësues dhe bashkëbisedim me gratë e komunës sonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Z. Arben Limanaj, Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, si dhe anëtarja e Shtabit të LDK-së Shqipe Pantina.
Gratë e Klinës ishin të shumta në numër dhe po aq të shumta ishin edhe shqetësimet dhe kërkesat e tyre – duke filluar nga mungesa e gjinekologëve në QKMF e deri te shërbimet bazike shëndetësore.

Programi ynë i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse synon përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së grave të komunës sonë.

Së bashku jemi më të fortë! 💙

#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113