Vetëm 18 vjeç, Hektor Krasniqi, futbollisti i ri i Dukagjinit, debuton në elitën e futbollit kosovar

Klina ka një talent të ri që po tërheq vëmendjen e gjithë Kosovës.

Hektor Krasniqi, mbrojtësi qendror vetëm 18-vjeçar, që bëri debutimin e tij në elitën e futbollit kosovar në ndeshjen Dukagjini – Drita tregoi pjekuri dhe qetësi të jashtëzakonshme për moshën e tij.

Tifozët dhe njohësit e futbollit u impresionuan nga vendosmëria, pozicionimi i saktë dhe aftësia për të lexuar lojën, duke treguar se nuk ishte thjesht një debutues i zakonshëm.

Me këtë paraqitje, Krasniqi dëshmoi se e ardhmja e futbollit kosovar mbështetet fuqishëm te talentët e ri vendor dhe se lojtarët e rinj po marrin hapin e parë drejt niveleve të larta të futbollit profesional.

Tifozët tashmë mezi presin të shohin se si do të zhvillohet karriera e këtij talenti të ri, i cili duket se do të bëhet një emër i rëndësishëm për klubin e tij dhe për kombëtaren e Kosovës.