Ngjarje e rëndë në Lybeniq të Pejës: Një person hyn në bunar dhe nuk del më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lybeniq të Pejës, në afërsi të varrezave.

Sipas informacioneve të para, një person ka hyrë në një bunar dhe nuk ka dalë më prej aty.

Policia e Kosovës ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet përkatëse po merren me rastin.

Ende nuk dihet gjendja e personit dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Klina.info sjell pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.