Shoqatat e Dala nga Lufta në Klinë e përkujtojnë dëshmorin Fitim Dinë Jakupi në 27-vjetorin e rënies

Sot u përkujtua dëshmori Fitim Dinë Jakupi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Ceremonia u mbajt pranë varrit të tij në fshatin Caravik të Klinës, ku përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë dhe miq vendosën lule dhe nderuan veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Fitim Dinë Jakupi, i lindur më 13 tetor 1978, ra dëshmor më 26 shtator 1998 gjatë luftës çlirimtare në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u përkujtua si një luftëtar i guximshëm dhe i përkushtuar, që dha jetën për lirinë e atdheut.

Gjatë ceremonisë, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtimit për dëshmorët dhe vlerave për të cilat ata sakrifikuan gjithçka. Bashkëluftëtarët e tij ndanë kujtime dhe treguan për trimërinë dhe humanizmin që e karakterizonte Fitimin.