Sokol Bashota: “Kujtojmë me nderim 27-vjetorin e rënies së Ahmet Pantinës, flakadani i lirisë së Kosovës”

Në një postim të fundit, Sokol Bashota, kryetar i degës së PDK-së në Klinë dhe kandidat për kryetar të komunës, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Ahmet Alush Pantina.
Bashota thekson se familja Pantina, që nga fillimi i luftës çlirimtare, u bë strehë dhe vend takimi i celulave të para të UÇK-së, duke treguar se lufta për liri ishte afër. Ai e cilëson Ahmet Pantinën si “flakadan i lirisë së Kosovës”, një luftëtar të vetëmohueshëm dhe mbrojtës të vlerave kombëtare e njerëzore, i cili “nuk mungoi as në Orën e Fundit të Lirisë, duke sakrifikuar jetën e tij për atdheun.”
“Ky pishtar i lirisë dhe organizator i dalluar, kujtohet me nderim të thellë për kontributin dhe sakrificën e tij,” shkruan Bashota.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ruajnë dhe nderojnë kujtimin e dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ahmet Pantinën dhe të gjithë dëshmorët e kombit!