“E theva xhamin me iphone”, si arriti t’i shpëtoi aksidentit shoferi në Gurrakoc të Istogut

Një vetaksident është regjistruar mesditën e sotme në Gurrakoc të Istogut. Ngecja në tejkalim për pak ishte ti kushtonte me jetë shoferit nga Gremniku i Klinës.

“E humba kontrollin dhe e pashë veten nën rrugë. Arrita që ta thyej xhamin e veturës me iPhone dhe dola i gjallë” ka thënë shoferi i familjes Gashi nga Gremniku, për Indeksonline.

Shoferi ka përfunduar me lëndime të lehta trupore, ndërsa vetura e tipit Mercedes është dëmtuar në masë të madhe.