Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Çabiq, në kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet lokale në Klinë. Takimi u mbajt mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e kandidatit për Kuvendin Komunal, Kujtim Gashi.
Gjatë takimit, u diskutuan sfidat me të cilat përballen banorët çdo ditë, si dhe prioritetet e LVV-së për komunën e Klinës.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë, në shtëpinë e kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Kujtim Gashi, u takuam me banorët e fshatit Çabiq. Diskutuam për prioritetet tona për Klinën, sfidat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.
Ky takim më forcoi edhe më shumë bindjen se me besimin dhe përkrahjen e qytetarëve, do të arrijmë t’i japim Klinës zhvillimin që e meriton.
Zëri i banorëve është forca dhe motivimi im për të udhëhequr me përkushtim.