Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e LDK-së, z. Arben Limanaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Jashanicë, ku u diskutua për sfidat dhe problemet që i shqetësojnë prej vitesh.
Në këtë takim, Limanaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci, si dhe nga anëtarja e Shtabit Zgjedhor, znj. Shqipe Pantina.
Banorët, të cilët kishin dalë në numër të madh, nuk hezituan të ndajnë pakënaqësitë e tyre, duke theksuar problemet që lidhen me ujërat e zeza, mungesën e sigurisë dhe kufizimet në punësim.
Gjithashtu, takimit iu bashkuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale nga lista e LDK-së, Agoni (nr. 19) dhe Mergimi (nr. 29).
Z. Limanaj theksoi se LDK ka një program të përgatitur mirë, i cili do të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre sfidave dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Klinës.
#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113