Kryetari i Klinës dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri në krye të komunës, Zenun Elezaj ka shpallur sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Në një postim publik, ai u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Klinës:
“Nga nesër nisim zyrtarisht ciklin e takimeve në secilin vendbanim e fshat të komunës sonë, për ta prezantuar programin më të mirë, më konkret dhe plotësisht të realizueshëm për katër vitet e ardhshme. Me vendosmëri e besim, vazhdojmë bashkë edhe për 4 vitet e ardhshme.”
Kandidati garon me numrin 174, nën moton #VazhdojmëBashkë dhe #DritëpërKlinën.