Mundësi për votim nga shtëpia për Personat me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS Klinë informon qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur mundësinë që Personat me Aftësi të Kufizuara dhe ata që për arsye shëndetësore nuk mund të dalin fizikisht në vendvotime, të ushtrojnë të drejtën e votës përmes ekipit mobil, i cili vjen deri në shtëpi.
Aplikimi për këtë shërbim bëhet përmes linkut zyrtar të KQZ-së:

vpnv.kqz-ks.org
HANDIKOS – Dega në Klinë inkurajon të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor dhe të ndihen të përfaqësuar.
“Zëri i secilit ka rëndësi. Kjo është një mundësi që askush të mos mbetet jashtë vendimmarrjes, pavarësisht aftësive apo gjendjes shëndetësore,” thuhet në njoftimin e HANDIKOS Klinë.