6 Ditë nga zhdukja e Ismet Millakut, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Kanë kaluar tashmë 6 ditë nga zhdukja e Ismet Millakut, 70-vjeçar nga fshati Ujmirë.

Ai është parë për herë të fundit më 2 shtator 2025, dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Familja është thellësisht e shqetësuar dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë diku, të kontaktojnë menjëherë në këtë numër:

📞 044 395 210

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim!