KF Dukagjini publikon orarin e ndeshjeve për muajin shtator

Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve për muajin shtator, ku skuadra do të përballet me katër kundërshtarë të rëndësishëm në Superligën e Kosovës.

Sipas njoftimit të klubit, takimet do të zhvillohen në këto data:
• E diel, 14 shtator 2025: KF Dukagjini – FC Ferizaj
• E diel, 21 shtator 2025: KF Drenica – KF Dukagjini
• E enjte, 25 shtator 2025: KF Dukagjini – KF Llapi
• E diel, 28 shtator 2025: FC Drita – KF Dukagjini

Nga klubi kanë thënë se shtatori sjell sfida të reja për skuadrën, duke ftuar tifozët që të jenë pranë ekipit në këto përballje vendimtare.