10 – vjeçarja nga Caraviku i Klinës, humbi jetën në aksidentin që ndodhi sot në Zabel të Ulët

Një 10-vjeçare nga fshati Caravik i Klinës ka humbur jetën këtë të diel në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishte i përfshirë vetëm një automjet.

Katër persona të tjerë që ndodheshin në veturë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Hetimet nga njësitet përkatëse vazhdojnë./Klina.info