Nesër varroset Cen Brahimaj që vdiq dje në aksident trafiku

Nesër do të varroset Cen Brahimaj që vdiq në aksidentin tragjik që ndodhi dje pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se u nda nga jeta djali i axhës sonë, Cen Ibish Brahimaj.
Varrimi do të bëhet nesër, ditë e shtune, më 23.08.2025, në ora 17:00, në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë).
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Lahi Brahimaj dhe familja Brahimaj