Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli).
Klina info mëson se një grua pasi është goditur ka pranuar tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sot në orën 07:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë marrë me trajtimin e rastit”, ka thënë Krasniqi