Ekskluzive: Arben Limanaj pritet të garojë për kryetar të Klinës nga LDK

Sipas burimeve të besueshme të KLINA Info, Arben Limanaj pritet të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Burimet bëjnë të ditur se mbledhja e strukturave lokale të partisë ka përfunduar para pak minutash, dhe emri i Limanajt është përmendur si përzgjedhje e brendshme, ndonëse ende nuk ka ndonjë zyrtarizim publik nga LDK.