Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për 84,230 shërbyes publikë në organizatat buxhetore.

Kjo paraqet fazën e dytë të rritjes vjetore prej gjithsej 110 euro, e ndarë në dy pjesë: 55 euro nga janari 2025 dhe 55 euro nga korriku 2025.

Ministria thekson përkushtimin e saj për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve përmes zbatimit të politikave të qëndrueshme ekonomike