Investimet në infrastrukturën e qytetit të Klinës po marrin hov, teksa punimet për ndërtimin e rrugës transit po ecin me ritme të shpejta. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar kantierin për të parë nga afër ecurinë e projektit. “Ky është një projekt strategjik për Klinën, që jo vetëm do të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë në trafik, por edhe do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe urban të qytetit,” u shpreh Elezaj gjatë vizitës, duke falënderuar MMPHI-në për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë. Banorët e Klinës e kanë pritur me optimizëm këtë investim të shumëpritur, që pritet të zgjidhë një prej nyjeve më të ngarkuara të trafikut në qytet, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur lëvizjet shtohen ndjeshëm. Me përfundimin e kësaj rruge, Klinës pritet t’i jepet një frymëmarrje e re në aspektin urbanistik dhe funksional.

Investimet në infrastrukturën e qytetit të Klinës po marrin hov, teksa punimet për ndërtimin e rrugës transit po ecin me ritme të shpejta.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar kantierin për të parë nga afër ecurinë e projektit.

“Ky është një projekt strategjik për Klinën, që jo vetëm do të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë në trafik, por edhe do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe urban të qytetit,” u shpreh Elezaj gjatë vizitës, duke falënderuar MMPHI-në për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Banorët e Klinës e kanë pritur me optimizëm këtë investim të shumëpritur, që pritet të zgjidhë një prej nyjeve më të ngarkuara të trafikut në qytet, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur lëvizjet shtohen ndjeshëm.

Me përfundimin e kësaj rruge, Klinës pritet t’i jepet një frymëmarrje e re në aspektin urbanistik dhe funksional.