U raportuar për një mjet shpërthyes në fshatin Siqevë të Klinës, ja çfarë gjeti policia

Dje është njoftuar policia për një mjet të dyshuar shpërthyes në fshatin Siqevë të komunës së Klinës.

Sipas informatave nga banorët, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e ka rrethuar zonën dhe ka lajmëruar njësinë për deminim të mjeteve të rrezikshme.

Burime të KLINA Info, bëjnë me dije se pas arritjes së njësisë FSK-së për deminim, pas kontrollit është zbuluar se objekti i dyshuar ishte thjesht një këpucë gruaje./Klina info/