Shtatë të lënduar në një aksident në Vitomiricë të Pejës

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.