Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë Celzius

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 10 dhe 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 27 dhe 31 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.