KONCERT SOLEMN NË NDERIM TË DITËS SË ÇLIRIMIT, I TITULLUAR “NË LEGJENDA”

KONCERT SOLEMN NË NDERIM TË DITËS SË ÇLIRIMIT, I TITULLUAR “NË LEGJENDA”
E mërkurë, 18 qershor 2025 | Ora 18:00
Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” – Klinë

Komuna e Klinës, në bashkëorganizim me formacionin artistik “Besiana & Të Mirët e Kombit”, organizon koncertin solemn “NË LEGJENDA” – një mbrëmje që bashkon artin, kujtesën dhe krenarinë kombëtare.

Koncerti sjell një program të përzgjedhur muzikor me këngët më të bukura shqiptare – legjendare, në nderim të lirisë dhe sakrificës së atyre që kontribuan në çlirimin e vendit tonë dhe hapjen e rrugës drejt shtetndërtimit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, të cilët përmes interpretimit të tyre do të nderojnë me dinjitet këtë datë të veçantë në historinë e Klinës dhe të gjithë Kosovës.

“NË LEGJENDA” është kujtesë dhe krenari për brezat që jetojnë të lirë.