Frymëzim, ndryshim’- Edona Llalloshi shfaqet e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë, ku shihet në një fotografi së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.

“Frymëzim/ndryshim”, ka shkruar Edona në përshkrimin e fotografisë.

Edona Llalloshi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqipe dhe aktualisht është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.