Aksident në Pogragjë të Klinës, lëndohen tre persona – Policia jep detaje

Klina info raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasdites, pranë një pompe derivatesh në fshatin Pogragjë të komunës së Klinës.

Në këtë aksident, i cili përfshiu dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime serioze.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.