Katër qen të ngordhur pranë banesave të veteranëve në Klinë

Katër qen janë gjetur të ngordhur pranë banesave të veteranëve në qytetin e Klinës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e kësaj zone.

Sipas tyre, në vendin ku janë gjetur kundërmon një erë e rëndë, e cila është bërë edhe më e padurueshme për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, shkruan Klina info.

Banorët dyshojnë se qentë janë helmuar dhe kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për të hetuar rastin dhe për të parandaluar rrezikun e përhapjes së ndonjë infeksioni apo rreziku tjetër shëndetësor./Klina info/