Dy gjeneralë amerikanë zbarkojnë në Shtabin e FSK-së, detaje nga takimi me Komandantin Jashari

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë – Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, si dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, Gjenerallejtënant Jashari i informoi mysafirët amerikanë për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar fushat e bashkëpunimit dypalësh dhe aktivitetet e përbashkëta që kanë konsoliduar marrëdhëniet mes dy vendeve.