Katër persona janë arrestuar nga policia.
Të njëjtit dyshohen se ditë më parë kishin kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Pejë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori i rastit Ersan Qavolli.
“Pas një punë shumë të mirë hetimore në mes të policisë dhe prokurorisë kemi arritur që t’i identifikojmë dhe ndalojmë katër persona në lidhje me vepren penale “Grabitje”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
“Në lidhje me rastin janë sekuestruar edhe një veturë dhe një armë”, deklaroi ai.