Trepça është rikonfirmuar si Kampion i Kosovës në Basketboll.
Skuadra mitrovicase e fitoi titullin e dytë radhazi dhe të gjashtin në histori.
Trepça në serinë finale e mposhti skuadrën e Bashkimit, me rezultta katër fitore, kundrejt dy të atyre të prizrenasve.
Në finalen e gjashtë. para tifozëve vendas në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi ndaj Bashkimit me rezultat 82-67.
Michael Green i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 20 pikë të shënuara.
Me pikë të njëjta përfundoi edhe basketbollisti i Bashkimit, Wendell Green./