Shpërblim prej 3.000 euro – nis turniri tradicional për nder të Mujë Krasniqit në Klinë

Në qytetin e Klinës është shpallur hapja e turnirit tradicional të futbollit të vogël, i cili organizohet për nder të heroit Mujë Krasniqi dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj ane. Turniri do të zhvillohet në palestrën “Adem Jashari” në Klinë, me ndeshje që do të referohen nga gjyqtarë të licencuar, duke garantuar kështu standarde të larta sportive.

Finalja e madhe do të mbahet më 18 qershor 2025, ndërsa garuesit do të kenë mundësinë të fitojnë shpërblime të konsiderueshme. Vendi i parë do të shpërblehet me 3000 euro, vendi i dytë me 500 euro, ndërsa janë paraparë edhe shpërblime për golashënuesin më të mirë (100 euro) dhe portierin më të mirë (100 euro).

Regjistrimi i ekipeve është i hapur nga data 1 maj deri më 25 maj 2025, me një tarifë prej 50 eurosh për ekip.

Ky turnir, përveç aspektit sportiv, mbetet një ngjarje me vlera të mëdha atdhetare dhe përkujtuese për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë.

Të gjitha ndeshjet do të përcjellen live nga Klina.info