Një banor nga fshati Sferkë i Komunës së Klinës ka kontaktuar redaksinë e Klina.info, duke na dërguar fotografi që tregojnë për gjendjen e rëndë të përmendores së dëshmorëve të UÇKsë në këtë fshat.
Sipas tij, përmendorja është e dëmtuar dhe lënë pas dore, gjë që tregon mungesën e kujdesit institucional ndaj vendeve të kujtimit historik dhe simbolik.
Banorët apelojnë tek institucionet lokale që të ndërhyjnë sa më parë për restaurimin dhe mirëmbajtjen e saj.