Në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, më 16 maj 2025, me fillim nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia promovuese e librit publicistik “Kthimi i Trurit” të autorit Ramiz Selimi.
Kjo ngjarje kulturore e rëndësishme organizohet nga Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën përkujdesjen e kryetarit Prof. Dr. Zenun Elezaj.
Në këtë promovim do të marrin pjesë figura të njohura të jetës akademike dhe letrare. Përveç autorit Ramiz Selimi, në këtë aktivitet do të flasin edhe: Dr. Zenun Elezaj – Kryetar i Komunës së Klinës, Prof. Safet Gërxhaliu – Ekspert i ekonomisë dhe publicistikës, Prend Buzhala – Shkrimtar dhe kritik letrar dhe Esat Loshaj – Studiues dhe veprimtar i çështjeve shoqërore
Kjo ngjarje përfaqëson një moment të rëndësishëm për promovimin e dijes, mendimit kritik dhe angazhimit qytetar në Klinë, dhe është e hapur për publikun.