Të rinjtë e Gjurgjevikut të Madh rikthejnë gjallërinë e fshatit, takohen tek fusha e futbollit (Foto)

Në fshatin Gjurgjevik të Madh të Klinës, të rinjtë po gjejnë mënyrën më të bukur për të kaluar kohën e lirë – duke luajtur bashkërisht futboll.

Fusha e futbollit në fshat po bëhet vendtakimi i tyre i preferuar, ku nuk mungon as adrenalina e ndeshjeve e as shakatë mes miqsh, shkruan KLINA.info.

Me zemra plot energji, ata mblidhen për të luajtur, për të qeshur dhe për të krijuar kujtime që do të mbeten gjatë.

Për ta, fusha është më shumë se një vend loje, është një hapësirë e lirë ku ëndrrat marrin formë dhe miqësitë forcohen.

Në një kohë kur shumë të rinj largohen drejt qyteteve ose jashtë vendit, ata po e mbajnë gjallë shpirtin e bashkësisë dhe dashurinë për sportin./Klina info/