Boksieri britanik, Anthony Joshua padyshim që është një nga boksierët më të mirë në botë.
Ai ka fituar tituj të shumtë të peshave të rënda dhe po flitet se do të sfidojë bashkëkombasin e tij, Tyson Fury.
Po për Joshuan po flitet diçka tjetër, ku sipas “Mirror” britaniku po interesohet për të investuar në klubin e njohur, Watford.
Joshua vjen nga Watfordi, ku është rritur dhe jeton aktualisht dhe është tifoz i kësaj skuadre dhe i cili synon që ta rikthejë Watfordin prapë në Premierligë.
Te Watfordi kujtojmë se është pjesë edhe Rocco Vata, djali i ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata.
Watford, aktualisht gjendet në “Championship” dhe ka përfunduar sezonin në pozitën e 14-të me 57 pikë.