Sot, në turneun ndërkombëtar të boksit të mbajtur në Pejë, boksieri i talentuar Yll Fazlija nga klubi KB Kastriotët dha një paraqitje fantastike në një meç jashtëzakonisht të fortë ndaj kundërshtarit të tij, Zenel Hasani.
Të dy boksierët u dalluan për performancën e tyre të fuqishme dhe shpirtin luftarak, duke u shpallur çifti më luftarak i mbrëmjes.
Me vendosmëri, teknikë dhe guxim, Fazlija dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një ndër shpresat më të mëdha të boksit vendor.