8 vjet pa Agron Gashi, përkujtohet gazetari dhe veterani i UÇK-së

Në 8 vjetorin e vdekjes, në Klinë sot është përkujtuar gazetari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Gashi, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Në këtë përvjetor përkujtimor, figura e tij u vlerësua lart si për kontributin në luftën për liri, ashtu edhe për angazhimin në gazetari, duke lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri.

Ndër ata që e kujtuan ishte edhe kryetari i OVL-së së UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, i cili theksoi se kontributi dhe përkushtimi i Agron Gashit nuk do të harrohen kurrë.
Balaj tha se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm./Klina info/