7’shi i PDK-së, Rrahman Rama: Në Prugoc u prita me zemërgjerësi e mbështetje të madhe

7

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorët e fshatit Prugoc.

Rama ka bërë të ditur se është pritur në atelenë e artistit Fetah Dragusha, ku pati mundësinë të bashkëbisedojë nga afër me qytetarët dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre.

Ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar, duke i falënderuar banorët për, siç u shpreh, zemërgjerësinë dhe përkrahjen e madhe ndaj kandidaturës së tij.