7 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të prekur me koronavirus, prej të cilëve 15 janë në oksigjeno-terapi,

Ndërkaq, shtatë prej pacientëve që janë në osigjeno-terapi, spitali njofton se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Një pacient me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 15 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve në këtë spital kanë lindur 10 foshnje, nëntë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 24 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,457
analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione. 136 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 89 Rëntgen, 28 EHO dhe 19 CT-ja”, thuhet në raportin e spitalit.