6 rasteve të reja me COVID-19 në Deçan, komuna merr vendim për masa të reja

Dje në Deçan u konfirmuan edhe 6 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve në Kosovë po rritet dhe u kërkoi qytetarëve që t’i vendosin maskat.

“Në komunën tonë dje u identifikuan 6 raste pozitive me COVID-19. Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Ramosaj.

Ndërkaq Shtabi Emergjent i kësaj komune në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim për ndërmarrjen e këtyre masave:

1. Obligohet inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë që të bëjnë monitorimin e zbatimit të masave të nxjerra nga Shtabi Emergjent Komunal duke u bazuar në vendimin e qeverisë

2. Të gjitha bizneset-operatorët ekonomik (restorantet, marketet) detyrohen të ndërmarrin masat parandaluese-dezinfektimin e të gjitha hapësirave ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre, vendosjen e maskave gjatë shërbimit, respektimin e distancës dhe masat tjera parandaluese nga COVID-19

3. Të gjithë operatorët e transportit publik të shfrytëzojnë 50% të kapaciteteve të tyre dhe të bëjnë dezinfektimin ditorë të automjeteve të udhëtarëve

4. Ndalohet hyrja në objektin komunal, QKRC, QPS dhe institucioneve tjera lokale pa maska mbrojtëse

5. Drejtoritë komunale punojnë më staf të reduktuar, nuk mbahen takime në grup, anulohen të gjitha aktivitetet e parapara kulturore dhe sportive, palët në zyrë nuk priten vetëm në ndonjë rast emergjent ku duhet të jenë të pajisur më masa mbrojtëse

6. Apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të shtabit Emergjent Komunal në mënyrë që të ruajmë veten dhe të tjerët.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, ku u konfirmuan 195 raste të reja