58-vjeçari me diabet vdes në QKMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet për një vdekje që ka ndodhur dje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar i cili ishte i diagnostikuar me diabet dhe që kishte shkuar në këtë QKMF për terapi nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Ai ka ndërruar jetë pasi që e ka përfunduar terapinë diabetike në këtë qendër, për çka edhe nisën hetimet për vdekjen e tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ai ka qenë i diagnostikuar me diabet dhe dje ka qenë në terapi në QKMF-në e Malishevës, nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Në orën 17:30 ka ndërruar jetë. Hetimet janë duke vazhduar me e verfiku arsyen e vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ai.