38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

38 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton më tej se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, janë kryer 206 testime, u shëruan 17 qytetarë e numri total i rasteve aktive është 189.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët janë dhënë 53 doza.