38 AKSIDENTE TRAFIKU NË KOSOVË PËR 24 ORË

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 38 aksidente trafiku, prej të cilëve 17 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 21 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, për shkelësit e trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 131 tiketa.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se dje janë arrestuar 19 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një në vuajtje të dënimit.