27 Vjet pa dëshmorin e kombit, Fetah Krasniqi, heroi nga Gjurgjeviku i vogël

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Fetah Krasniqi, nga Gjurgjeviku i vogël i Klinës.

Para 27 vitesh, ai ra në altarin e lirisë gjatë njërës prej betejave të lavdishme të UÇK-së, në përballje me forcat serbe në Dobrosh të Gjakovës.

Fetahu, dëshmori i kombit, kishte lënë kurbetin për t’i dalë zot atdheut.

Ai mori pjesë në çdo betejë të Rekës së Keqe, me vullnet të madh që lufta të vazhdojë deri në çlirim.

Fetah Krasniqi është varrosur në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Smolicë të Gjakovës./Klina info/