27 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit në Kosovë

27 aksidente me të lënduar kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas njoftimit nga policia.

Ndërsa, 49 aksidente të tjera kanë ndodhur vetëm me dëme materiale.

Në raportin 24 orësh të policisë, përmenden disa prej aksidenteve që kanë ndodhur gjatë të enjtes në vend.

Një aksident në fshatin Maxhunaj të Mitrovicës, një tjetër në Zubin Potok, derisa aksident me të lënduar ka pasur edhe në fshatin Zhegër të Gjilanit.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Maxhunaj, Mitrovicë (NN) 28.04.2022 – 12:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Zubin Potok 28.04.2022 – 15:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Zhegër, Gjilan 27.04.2022 – 22:10. Ka ndodhë një aksident trafiku e përfshirë vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere. Ngasësi pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi ndërsa pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.