22-vjeçarja nga Mitrovica vuan nga një sëmundje e rëndë, i duhen 31 mijë euro për operim

Një familje nga Mitrovica kërkon ndihmë për vajzën e tyre.

Në njoftimin e familjarëve, thuhet se vajzës se tyre Zade Gashit, 22 vjeçare i duhen 31 mijë euro për të kryer një operim.

Në bazë të diagnozës së mjekut, 22 vjeçarja vuan nga sëmundja e Fribrozës.

Familjaret bëjnë të ditur se kjo shumë është e papërballueshme për ta.

Ata kërkojnë ndihmë nga vullnetaret.

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 043 899 471.