20 ditë nga zhdukja e Ismet Millakut nga Ujmiri i Klinës, ende asnjë gjurmë

Familja Millaku nga fshati Ujmirë po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur familjarin e tyre, Ismet Millaku, 70 vjeç, i cili është zhdukur më 02.09.2025.

Kanë kaluar tashmë 20 ditë nga zhdukja e tij, dhe familja shprehet e shqetësuar për gjendjen shëndetësore dhe sigurinë e Ismetit.

📞 Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, apo e ka parë diku, lutet të kontaktojë menjëherë në këtë numër: 044 395 210.

Familja apelon për bashkëpunim nga të gjithë qytetarët në mënyrë që Ismeti të kthehet sa më shpejt pranë tyre./Klina info/