17 vjeçarja Liridona Hyseni nga Skenderaj, që mbushi me piktura shkollën “Hamëz Jashari”

Liridona Hyseni Artistja e re nga komuna e Skënderajt , Një pjesë e mureve të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj ka marrë pamje tjetër.

“Trungu i diturisë”, një pemë që në vend të frutave mban libra, është piktura që ka zënë vend në njërin nga muret e gjimnazit, e që është pikturuar nga nxënësja e talentuar e kësaj shkolle, Liridona Hyseni.

Në një mur tjetër të shkollës janë pikturuar edhe disa prej figurave më të mëdha shqiptare. Ndër to, më përzemër ajo e ka atë të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kam shumë piktura të preferuara por njërën që kisha dashur ta ceki dhe që e kam punuar me shumë dashuri është portreti i komandantit legjendar Adem Jashari”, ka deklaruar Hyseni.

Pikturat me tema të ndryshme të realizuara nga dora e 17-vjeçares gjenden edhe në pjesë të tjera të Gjimnazit. Hyseni, e cila vijon mësimin në klasën e 12-të të shkollës “Hamëz Jashari”, ka thënë që me art merret me pikturë që në moshën 5-vjeçare por që intensivisht është duke e praktikuar në gjashtë vitet e fundit.

“Mua më pëlqen të pikturoj më shumë portrete e sidomos portretet e figurave të shquara shqiptare”, ka deklaruar Hyseni. Së fundmi, në hapësirat e shkollës ku ajo vijon mësimin ka ekspozuar disa prej pikturave të saj.

Një ekspozitë tjetër e saj ka zënë vend edhe në Qendrën Kulturore në Skenderaj “Atëherë kur puna vlerësohet, rezultatet nuk mungojnë, pra motivi është një nga elementet e nevojshme për të arritur në qëllimet tona”, ka përfunduar ajo.