Osmani flet për qasjen e LVV-së ndaj SHBA-së: Ne si LDK kishim kërkuar që taksa të mos hiqej fare

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka parë qasje anti-amerikane nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ka pasë kontakte me ta.

“Nuk është që kam pa njjë dallim në qasje ndaj SHBA-së”, tha ajo. “Pastaj lindi rreth çështjes së reciprocitetit që është përmendur fillimisht nga ne si LDK”.

Osmani ka thënë se gjatë negociatave me LVV-në për qeverinë, ideja e LDK-së ishte që të mos hiqej taksa, por asaj t’i shtohej reciprociteti, ndërsa LVV kishte kërkuar që taksa të hiqej dhe të zëvendësohej me reciprocitet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ideja ka qenë që të mos largohet fare tarifa, por të shtohet vetëm reciprociteti”, tha ajo.  “Në fund mbeti teksti që tarifa zëvendësohet dhe jo avansohet në reciprocitet”.

Ajo ka ritheksuar se për Kosovën raportet me SHBA-në janë ekzistenciale.

“Kosova asnjëherë nuk ka arritur sukses pa i pasur SHBA-të në krah të djathtë”, ka thënë ajo në T7. /